Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në QKMF’në e Drenasit është sjellë një burrë pa shenja jete.
Kjo vdekje është duke u trajtuar si e dyshimtë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.