Policia e Kosovës ka njoftuar se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Rahovec.
Dje rreth orës 14:00 raportohet se në Qendrën Emergjente në Prizren është dërguar një person, i cili pas një kohe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Rahovec 20.04.2019-14:10. Raportohet se në Qendra Emergjente në Prizren nga familjarët e tij është sjellë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas një kohe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.