Fjalë Kyçe

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Një person u raportua se është pa shenja jete në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Skenderaj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 në fshatin Qirez, Skenderaj.

Siç thuhet në njoftim, njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike. Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.