Fjalë Kyçe

Vdekje misterioze dhe e papritur e mjekur që e trajtoi Navalny-n

Vdekje misterioze dhe e papritur e mjekur që e trajtoi Navalny-n

Doktori i cili ishte akuzuar se ka trajtuar Alexei Navalnyn në Rusi pak pasi ai ishte helmuar, ka vdekur papritmas në moshën 55 vjeçare.

Doktori Sergei Maksimishin ishte akuzuar për kujdes intensiv në spitalin Omsk, aty ku lideri opozitar rus ishte dërguar pasi shëndeti i tij ishte rënduar gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, shkruan CNN.

Në njoftimin e spitalit thuhet se ai ka ndërruar jetë papritmas. “Me keqardhje ju njoftojmë se zëvendës shefi i repartit për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit Omsk, doktori Sergei Maksimishin ka ndërruar jetë papritmas”, thuhet në një njoftim të spitalit.

Ministri i Shëndetësisë i rajonit të Omsk tha në deklaratë se Maximishin punoi në spital për 28 vjet dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.

“Ai i ktheu njerëzit në realitetin e plotë. Do të na mungojë shumë Dr. Maximishin. Ai u largua shumë herët dhe për shkak të kësaj dhimbja e humbjes është veçanërisht e hidhur”, tha Alexander Murakhovsky në një deklaratë.