Fjalë Kyçe

Vdekje në QKUK, një person u lë fajin mjekëve: Thotë se halla tij vdiq shkaku…

Vdekje në QKUK, një person u lë fajin mjekëve: Thotë se halla tij vdiq shkaku…

Një person është ankuar me 30 korrik në Polici, se pikërisht në këtë ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur viktima femër kosovare, e cila ishte halla e tij. Ai dyshon se ajo ka vdekur si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

QKUK, 30.07.2020-21:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion.