Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare është mbytur pasi dyshohet se ka rënë në një pishinë të familjes së vet, në fshatin Zallq të Istogut.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00, të shtunën më 05.07.2025.
Ai ka shtuar se fillimisht fëmija ishte dërguar në emergjencën e spitalit, por që mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Gashi thotë se me rastin po merret prokurori i shtetit.
“Njësitë kompetente kanë dalë ne vendin e ngjarjes, është njoftu prokurori i shtetit dhe tash rasti po hetohet” – ka thënë Gashi.