Fjalë Kyçe

Vdes 22-vjeçari pas aksidentit me motor në Suharekë

Vdes 22-vjeçari pas aksidentit me motor në Suharekë

Një 22-vjeçar është aksidentuar mbrëmë për vdekje në fshatin Peqan të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për KlanKosova.tv njoftoi se viktima ishte ngasës i motoçikletës dhe se nga pakujdesia është përplasur për një kamionetë të vogël, duke ndërruar jetë në vendngjarje.