Fjalë Kyçe

Vdes autori i “You’ll never walk alone”

Vdes autori i “You’ll never walk alone”

Autori i këngës legjendare të Liverpool, “You’ll never walk alone”, Gerry Mardsen, ka vedekur në moshën 78 vjeçare.

Tifozët në të gjithë botën e dinë këngën e tij, miliona e kanë kënduar. “You’ll never walk alone” është himni më i famshëm i futbollit nga të gjithë. Dhe askund nuk dukej apo tingëllonte më i zjarrtë sesa në stadiumin legjendar të Liverpool, Anfield Road.

Autori i kënges, Gerry Mardsen ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, këtë e ka bërë të ditur familja e këngëtarit, transmeton lajmi.net.

“Gerry ka ndërruar jetë në praninë e familjarëve, vdekja e tij nuk ishte e lidhur me COVID-19. Fjalët e Gerryt do të jenë përgjithmonë me ne, “You’ll never walk alone”, deklaroi familja Mardsen.

Lindur në Liverpool, ai dhe grupi muzikor i tij mbuluan hitin që tifozët e “The Reds” kënduan në stadium nga viti 1963. Kënduar nga fansat në ditë të mira dhe të këqija. Më vonë, tifozët e klubeve të Bundesligës, Dortmund dhe Mainz kopjuan këngën dhe sollën himnin në stadiumet gjermane.