Fjalë Kyçe

Vdes avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Andrew Strong – ishte edhe pjesë e ekipit të mbrojtjes së Haradinajt

Njëri nga avokatët e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, Andrew Strong, ka vdekur të hënën.

Strong gjithashtu kishte mbrojtur në Hagë edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Haradinaj, ka reaguar në Facebook, duke thënë se Strong ishte një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

“Ngushëllime familjes dhe miqve”.

“Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.