Fjalë Kyçe

Vdes avokati i njohur kosovar

Vdes avokati i njohur kosovar

Ka vdekur avokati i njohur kosovar Ekrem Shabani. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjar të të ndjerit.

“Ju njoftojmë se sot, me datë 26 gusht 2021, ka ndërruar jetë babai Ekrem Halil Shabani.
Varrimi do të bëhet sot tek varrezat e fshatit Gaçkë e Epërme, në ora 16:30, me kohë të ikindise.
Pusho në paqe, më i dashuri ynë!” thuhet në njoftim.
Ngushëllime familjes Shabani i kanë dërguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës. Me ç’rast Oda e Avokatëve, do të mbajë mbledhje komemorative në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, sot me fillim nga ora 12:00.

Për vdekjen e të ndjerit ka shkruar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu,

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare sypatrembur gjithnjë para okupatorit serb, qytetarit të dalluar, kryeprokurorit, avokatit e ish-punonjësit të Komunës, prindit të përkushtuar e shembullit të personalitetit, që me punën e tij la gjurmë në sistemin tonë të drejtësisë, Ekrem Shabani. Sot Ferizaj është më i varfër. Familja humbi më të dashurin, gjersa ne humbëm një qytetar model. Vepra e tij e bën personalitetin e tij të papërsëritshëm, gjithnjë të respektuar e referencë të përkushtimit profesional e njerëzor. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Shabani, miqve, kolegëve të të ndjerit dhe gjithë qytetarëve ferizajas dhe jo vetëm, që patin fatin të punojnë me të ndjerin. Qoftë kujtimi e vepra e tij, fanar ndriçues në rrugën e ecjes sonë përpara”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.