Fjalë Kyçe

Vdes djali i Cristiano Ronaldos

Vdes djali i Cristiano Ronaldos

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të trishtë në mbrëmjen e sotme.

Ronaldo ka njoftuar se njëri prej binjakëve të tij që po i priste me Georgina Rodriguezin ka vdekur.

Ai i ka falenderuar doktorët dhe infermieret për kujdesin dhe përkrahjen.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, ka shkruar Ronaldo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)