Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi, ka vdekur këtë të mërkure.
Këtë e bën të ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) me anë të një postimi në rrjetin social Facebook
“Humbëm një mjek të mirë, menaxher të shkëlqyer dhe një bashkëpunëtorë fisnik. Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitet shëndetësorë për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe, dr. Hajrullah, i përjetshëm kujtimi për ty! “, thuhet në njoftimin ShSKUK-së.