I dënuari me shtatë vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjet rrjeteve sociale.
Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).
Ai ishte i dënuar me shtatë vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.
“Njoftojm miqet, shoket dhe far e fisin se pas nje semundje sot ndrroj vllau jon Driton Shaqir Hajdari (ARAPI) varrimi i te ndjerit behet me daten 14.11.2021 . Ne varrezat e prishtines dragodan me ikindi 14:00”.