Fjalë Kyçe

Vdes edhe një mjek nga koronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një mjek nga koronavirusi në Kosovë

Mynafir Beshiri është mjeku që ka vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e konfirmoi Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi. Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, njofton OMK.

Ka ngushëlluar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i nderuar, dr. Mynafir Beshiri. Krahas punës së tij profesionale si mjek, ai ka qenë për më shumë se 30 vite aktivist e funksionar i Degës së LDK-së në Dragash. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia familjes së doktorit, kryetarit të degës në Dragash dhe gjithë miqve të tij”, shkroi Hoti.

Më 20 gusht u ndezën qirinj për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19. Ndërkohë, mbi 1200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus e 8 mjekë, përfshirë Beshirin, vdiqën.