Fjalë Kyçe

Vdes edhe një veprimtar i LDK-së

Vdes edhe një veprimtar i LDK-së

Ka vdekur Xhavit Maka, nje veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Me hidhërim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të LDK-së njëherit mikut tim të respektuar Xhavit Maka. Xhaviti ishte njeri i urtë, me traditë dhe atdhetar i vertetë. Ikja e hershme na merziti të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.

Maka vepronte në qytetin e Junikut, si veprimtar i hershëm i LDK-së në këtë anë

“Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, miqve, Kryesise se Degës së LDK-së në Junik dhe gjithë bashkëqytetarëve të tjere”, ka shkruar Zemaj.