Fjalë Kyçe

Vdes floktari i njohur nga Prishtina

Vdes floktari i njohur nga Prishtina

Ka vdekur sot floktari i njohur Ilir Abdullahu.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, teksa njoftojnë se varrimi i tij bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Abullahu kishte fituar në një garë në Jugosllavi në vitin 1981. AI gjatë një interviste kishte thënë se ishte dërguar me zor në Beograd në garën në të cilën doli kampion.

Por ai ka thënë se atë mirënjohje e ka grisur. Sipas tij, një gjë të tillë nuk e toleronte vetë emri i tij, Ilir.

Njoftimi i plotë i familjes:

Te nderuar familjare, miq dhe dashamire,

Me dhimbje te thelle ju njoftojme qe sot, me date 26.04.2022 nderroi jete baba Ilir Abdullahu duke n’a lene me mall e krenari gjithe jeten.

RIP

Varrimi i te ndjerit do te behet sot, ne kohen e drekes, ora 13.00 ne varrezat e Dragodanit, Prishtine.

Lamtumire i dashuri jone 💔

Familja Abdullahu