Fjalë Kyçe

Vdes ish-kryetari i klubit të futbollit kosovar

Vdes ish-kryetari i klubit të futbollit kosovar

Bajram Rama, ish-kryetar i klubit të Drenicës dhe kontribues për shumë vite te skuadra e futbollit nga Skenderaj, ka ndërruar jetë, shkruan Zeri.info.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”.

Rama ka ndërruar jetë të dielën, derisa klubi i ka shprehur ngushëllime familjes.

Njoftimi i Drenicës në Facebook

Telegram ngushëllimi!

Skenderaj – 23.05.2021

Sot kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e Bajram Ramës.

I ndjeri viteve të ma hershme ka qenë kryetar i klubit, donator dhe për shumë vite kontribues për klubin.

Kryetari i klubit, e gjithë kryesia, stafi si dhe të gjithë futbollistët shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit për vdekjen e ish-kryetarit të FC Drenica.

Me Respekt,

KF Drenica.