Fjalë Kyçe

Vdes ish lojtari dhe trajneri i klubit të Ferizajt, Nadir Haxhimusa

Vdes ish lojtari dhe trajneri i klubit të Ferizajt, Nadir Haxhimusa

Ish lojtari i klubit të Ferizajt, i cili ka luajtur në rolin e sulmuesit dhe më pas pati kontribuar edhe si trajner dhe drejtor i klubit sportiv të Ferizajt, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku kryetari i saj, Agim Ademi shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Nadir Haxhimusës.

“Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas”, ka shkruar Ademi në telegramin ngushëllues.

Ngushëllimë shprehu edhe kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu.

“Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artit, drejtimit dhe trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim dhe punëtorisë sime, Nadir Haxhimusa”, shkroi Aliu në Facebook.