Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Bytyqi i njohur me nofkën “Albani”, ka ndërruar jetë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani.
Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin.
U prehtë në paqe!