Fjalë Kyçe

Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren

Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren

S.K, 60 vjeçar është goditur dje nga një veturë në Prizren.

Ai ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës pëe Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Nga QKUK me datën 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka thënë ai.

Sipas Bytyqit, ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje.

Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes Arbana e ka godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.

Këmbësori ishte goditur me pasqyrën e majtë të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje.u