Fjalë Kyçe

Vdes mjeku nga Mitrovica si pasojë e koronavirusit

Vdes mjeku nga Mitrovica si pasojë e koronavirusit

Koronavirusi i ka marrë jetën edhe një mjeku kosovar. Anesteziologu nga Mitrovica, Sherafedin Mehmeti, ka vdekur të premten nga Covid-19.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit e Mehmetit, nëpër rrjetet sociale. Mehmeti ka punuar prej vitesh në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë vdekur një numër i konsiderueshëm i mjekëve dhe stafit tjetër ndihmës si pasojë e kontakteve me persona të infektuar.