Fjalë Kyçe

Vdes në moshën 23-vjeçare futbollisti brazilian

Vdes në moshën 23-vjeçare futbollisti brazilian

Futbollisti brazilian i Shonan Bellmare, Riuler de Oliveira Faustino, ka vdekur në moshën 23-vjeçare të mërkurën.

Lajmi për vdekjen e papritur të mesfushorit të ri u bë i ditur nga klubi i J League, ligës elitare japoneze.

Shkaktari i vdekjes së ish-përfaqësuesit të ekipit të të rinjve të Brazilit nuk është bërë i ditur ende.

“Jemi tejet të pikëlluar që po e bëjmë këtë njoftim të papritur. Ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë klubi Shonan Bellmare në një njoftim.

Oliveira ishte mesfushor mbrojtës dhe kishte shkuar në futbollin japonez në vitin 2019.

Ai iu bashkua Shonanit më 2020 dhe kaloi kohë i huazuar në kategorinë e katërt të futbollit japonez te FC Osaks para se të kthehej te Shonan një vit më vonë.

Ai i zhvilloi vetëm dy ndeshje në ligë për Shonanin këtë sezon.