Një person në Prishtinë ka vdekur dje në vendin e punës, shkruan GazetaAlo.
Sipas raportit të policisë personi gjersa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.
Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKUK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./GazetaAlo/