Fjalë Kyçe

Vdes nëna e Bedri Hamzës

Vdes nëna e Bedri Hamzës

Ka ndërruar jetë nëna e Kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Lamtumirë NANË!

Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30