Fjalë Kyçe

Vdes nga koronavirusi futbollisti 25-vjeçar

Vdes nga koronavirusi futbollisti 25-vjeçar

Futbolli në Bolivi është në ditë zie, pasi një lojtar ka ndërruar jetë nga coronavirusi, derisa kishte të infektuar edhe në klub.

Futbollisti 25-vjeçari Deibert Roman Guzman ka humbur jetën në këtë javë, ndërsa kishte qëndruar i shtrirë për disa javë në spital.

Kjo humbje i ka dhënë edhe më shumë pikëllim familje së tij, pasi babai i ndërroi jetë më herët në këtë muaj.

Guzman kishte luajtur qysh herët në grupmoshat e Bolivisë, ndërsa kishte shijuar një karrierë te Nacional Potosi.

Federata e Futbollit të Bolivisë e ka nderuar lojtarin me një ceremoni, gjersa është bërë lojtari i parë në vend që ndërron jetë nga pandemia botërore.

Lojtari kishte jetuar në Beni me familjen e tij, një vend me 420 mijë banorë, derisa janë të pranishme 1200 raste me coronavirus, derisa ka 77 të vdekur.