Fjalë Kyçe

Vdes nga koronavirusi Rifat Vula, ish-zyrtar i Kulturës në Gjakovë

Vdes nga koronavirusi Rifat Vula, ish-zyrtar i Kulturës në Gjakovë

Rifat Vula, ish-punëtor i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Kjo është e bërë e ditur nga Kuvendi Komunal i Komunës së Gjakovës.

“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula. Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve!”, thuhet në njoftim.

Zyrtarë nga Komuna i kanë thënë KOHËS se Vula ishte pensionuar vitin e kaluar ndërsa ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Shkupit.