Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orë 13:40 në fshatin Reshtan të Suharekës ku një person ka vdekur pas një kontakti me telat e rrymës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se viktima i moshës 47-vjeçare ka qenë punëtor i ndërtimtarisë.
Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
“Një punëtor i ndërtimtarisë derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës i cila ka dalur ne vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj