Fjalë Kyçe

Vdes një 64 vjeçare në aksident trafiku në Ferizaj

Vdes një 64 vjeçare në aksident trafiku në Ferizaj

Një grua, 64 vjeçare, ka vdekur sot pas plagëve që ka marrë në një aksident trafiku në Ferizaj, bën të ditur Policia e Kosovës.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 07:45 minuta në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj, transmeton KOHA.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç),nga pakujdesia me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare), me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thotë PK.

Policia shton se e lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.