Fjalë Kyçe

Vdes një e mitur në Pediatri, familjarët njoftojnë Policinë

Vdes një e mitur në Pediatri, familjarët njoftojnë Policinë

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një e mitur e moshës nëntë vjeçare, në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së.

Burimet e Indeksonline thonë se familjarët e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ndërkohë që tashmë ata kanë shkuar atje për të hetuar rastin.

Kujtojmë që të hënën në atë klinikë ka vdekur një dy vjeçare, familjarët e së cilës kanë akuzuar mjekët.

Pas dyshimeve për vdekjen e saj, trupi i dy vjeçares ishte dërguar për obduksion.