Sot rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident rrugor në Pejë, shkruan Insajderi.
Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur në fshayin Kryshec ndërsa nga aksidenti, ka humbur jetën një vajzë e mitur.
“Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin policor.
Policia njofton se vozitësi që e ka goditur të miturën ka njoftuar policinë dhe më pas është dërguar në Stacionin Policor në Pejë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.