Një femër dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Malishevë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:31, në Malishevë.
Po ashtu sipas raportit thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dal në njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Po ashtu sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.