Të dielën në fshatin Radavc të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, që ka ndodhur mes dy veturave, një femër ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.