Fjalë Kyçe

Vdes një fëmijë në Skenderaj, policia nis hetimet

Vdes një fëmijë në Skenderaj, policia nis hetimet

Një fëmijë ka vdekur të enjten në Skenderaj. Express mëson se viktima është i moshës rreth 1-vjeçare

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 15:00.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekje e dyshimtë-Skenderaj 09.12.2021 – 15:00. Është raportuar se një fëmijë mashkull kosovar është dërguar në emergjencë. Fëmiu kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.