Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Në mediat e Shqipërisë raportohet se ka ndërruar jetë e moshuara e cila ishte e infektuar me virusin vdekjeprurës.
75-vjeçarja kishte ardhur nga Italia dhe kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa sot ishte nisur drejt Tiranës.
Deri tani raportohet për 12 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri.