Vdes një grua në Kamenicë: Policia e cilëson rastin si “vdekje e dyshimtë”
Një grua ka vdekur dy netë më parë në Kamenicë, teksa policia po e cilëson rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 dhjetor, rreh orës 23:30.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Kamenicë 12.12.2020-23:30. Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse .Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML obduksion.