Fjalë Kyçe

Vdes një grua në QKUK e cila ishte shtrirë pak ditë më parë

Vdes një grua në QKUK e cila ishte shtrirë pak ditë më parë

Para pak ditësh, më 22 nëntor, në QKUK ishte shtrirë një grua për trajtim.

Atje kishte mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore, por Policia e Kosovës njofton se ka vdekur menjëherë të nesërmen, më 23 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur sot policia, derisa vdekjen e cilëson të dyshimtë.

“Viktima kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK-ja.