Fjalë Kyçe

Vdes një grua në QKUK, kishte plagë me armë zjarri

Vdes një grua në QKUK, kishte plagë me armë zjarri

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një grua.

E njëjta sipas të dhënave fillestare ka pasur plagë nga arma e zjarrit.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QKUK rreth orës 20:00.

Kjo për lajmi.net është konfirmuar nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Aktualisht, ekipet policore po hetojnë rastin për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Besi, por policia nuk ka dhënë detaje shtesë.