Një grua ka ndërruar jetë ditën e premte në Spitalin e Prizrenit.
Siç njofton policia referuar mjekëve, viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.