Fjalë Kyçe

Vdes një person në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur nga personeli mjekësor

Vdes një person në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur nga personeli mjekësor

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.

Ankuesit dyshojnë se viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli shëndetësorë i spitalit.

Policia rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.