Fjalë Kyçe

Vdes një person në vetaksident në Ferizaj, një tjetër merr lëndime trupore

Vdes një person në vetaksident në Ferizaj, një tjetër merr lëndime trupore

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Babush të Ferizajt, përkatësisht në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai ka thënë se lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.

Hoxha ka shtuar se aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet se drejtuesi e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur.

“Policia po merret me rastin. Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme në trafik dhe do të ketë zero tolerancë”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.