Fjalë Kyçe

Vdes një person nga koronavirusi në Kamenicë

Vdes një person nga koronavirusi në Kamenicë

Një person ka vdekur mbrëmë nga koronavirusi në Kamenicë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili përmes një postimi në Facebook tha se viktima ishte 54-vjeçar,

“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht. Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje”, ka shkruar Kastrati.

Ai po ashtu ka treguar se numri i rasteve aktive në këtë komunë ka shkuar në 24, ndërsa numri i të shëruarve në 81.