Fjalë Kyçe

Vdes një person, pasi u rrokullisë me traktor në një mal në Kamenicë

Vdes një person, pasi u rrokullisë me traktor në një mal në Kamenicë

Një person është rrokullisur me traktor dje pas dite në një pyll të fshatin Ruboc të Kamenicës.

Stina e vjeshtës ka mobilizuar qytetarët që të sigurojnë drutë për dimër. Që të furnizohet me dru shkoi në mal edhe një qytetarë i Kamenicës, por në malin e fshatit Ruboc gjeti vdekjen. U rrokullis më traktor. Ndonëse u dërgua në spital, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, u dërgua pa shenja jete atje.

“Vdekje të dyshimtë” e ka cilësuar policia e Kosovës gjithë këtë ngjarje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.