Fjalë Kyçe

Vdes një shqiptar 50-vjeçar nga koronavirusi

Vdes një shqiptar 50-vjeçar nga koronavirusi

Një 50 vjeçar humbi betejën me COVID-19 dhe vdiq në spitalin e Infektivit duke e çuar në 30 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Siç njofton oranews, ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ai ka qenë në reanimacion dhe vdiq rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë mbrëmë vdiq edhe 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.