Fjalë Kyçe

Vdes një zyrtar i LDK-së

Vdes një zyrtar i LDK-së

Sot ka ndërruar jetë një nga veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga kjo parti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes Ajeti e miqve të tij.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta, të punëtorit e veprimtarit të LDK-së, Murat Ajeti. Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre.