Zeqir Xhaferaj, shef i personelit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizren, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë e miq të tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.
Zeqir Xhaferaj fillimisht kishte punuar si profesor në gjimnazin e Suharekës.
I njëjti më pas punoi në Shtypshkronjën e Prizrenit, dhe së fundi shërbeu si shef i personelit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizrenit.
Familjarët e shokët e kanë kujtuar Xhaferajn si një burrë shumë punëtor dhe i respektuar.