Fjalë Kyçe

Vdes personi më i vjetër në botë

Vdes personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë, Kane Tanaka, ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare.

Gruaja japoneze, e lindur më 2 janar 1903, në Fukuoka, jetonte në një shtëpi të moshuarish.

Kur ishte e re, ajo ka pasur disa dyqane ushqimore, ndërkohë që ishte nënë e 5 fëmijëve, njërin prej të cilëve e kishte birësuar.

Në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness e certifikoi si personin më të vjetër në botë, kur ishte 116 vjeç./a2cnn