Fjalë Kyçe

Vdes Shefqet Paçarizi, ish-komandant i UÇK-së

Vdes Shefqet Paçarizi, ish-komandant i UÇK-së

Ka vdekur Shefqet Paçarizi, ish-komandant i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Malishevës në një njoftim për media.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 16 janar, në ora 15:00 në varrezat e veteranëve në fshatin Dragobil.

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta te Shefqet Paçarizi Ish Komandant i Batalionit te dytë Brigada 122 Imer Krasniqi varrimi bëhet sot me dt. 16.01.2021 në ora 15:00 ne varrezat e veteranëve në F.sh Dragobil. Ngushëllime familjes dhe Shokëve!”.