Fjalë Kyçe

Vdes specialistja Lumnije Shala

Vdes specialistja Lumnije Shala

Ka vdekur specialistja e Mjekësisë Familjare në Prishtinë,  Lumnije Shala e cila ishte në pension.

Lajmin e ka bërë Oda e Mjekëve të Kosovës teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Ndërron jetë Dr. Lumnije Shala- specialiste e Mjekësisë Familjare (në pension), e cila për dekada shërbeu në QKMF-në e komunës së Prishtinës.

Dr. Lumnjie Shala lindi në Mitrovicë, në vitin 1954, ndërsa ajo kreu studimet në degën për mjekësi familjare, në Fakultetin e mjekësisë dhe specializimin në fushën e mjekësisë së përgjithshme, në vitin 1988.

Ishte mjeke me vlera të larta humane, profesioniste e dalluar dhe e përkushtuar, gjithashtu kolege e respektuar për të gjithë.

Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve!