Fjalë Kyçe

Vdes vajza 7-vjeçare pasi u godit nga një veturë në lëvizje, shoferi arratiset

Vdes vajza 7-vjeçare pasi u godit nga një veturë në lëvizje, shoferi arratiset

Një vajzë është goditur nga një veturë në një fshat të Skenderajt. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Policia e Kosovës.

“Sipas informatave fillestare raportohet se rreth orës 19:00 një fëmijë, femër 7-vjeçare dyshohet se është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Kllodernicë të Skenderajt. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima sipas mjekut është sjell nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj”, kanë thënë për Reporterin.

Policia thotë se ka reaguar menjëherë dhe është duke kryer hetime lidhur me rastin.