Fjalë Kyçe

Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Limaj: Me Hajrullahun jemi rritur bashkë

Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Limaj: Me Hajrullahun jemi rritur bashkë

Ish luftëtari i UÇK-së nga Malisheva, Hajrullah Mazreku ka vdekur sot.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se Mazrekun e kishte bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor me të cilin janë rritur bashkë.

“Vdekja e tij ka lënë boshllëk të madh tek ne. Do të të kujtoj përherë miku im, si një njeri me vlera të larta njerëzore, fjalë pak e punëtor i madh, i urtë e i dashur për të gjithë, njeri me enërgji pozitive”, ka shkruar Limaj.

https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1591333611055290